Anant Agarwal: Why massively open online courses (still) matter



Translator: Ereblir Kadriu
Reviewer: Elvira Peço Do të doja ta imagjinoja ndryshe edukimin. Vitin që kaloi u shpik një fjalë e re me katër shkronja. Ajo fillon me M. MOOC: kurse masive të hapura online. Shumë organizata ofrojnë këto kurse online falas, për miliona studentë në mbarë botën. Çdo person që ka një linjë interneti, dhe vullnetin për të mësuar mund të ketë akses në këto kurse të mrekullueshme që zhvillohen nga universitete të shkëlqyera dhe në fund të tij merr çertifikatë. Pra, në diskutimin e sotëm, unë do të fokusohem në një askpet tjetër të MOOC-it. Ne marrim atë që mësojmë dhe teknologjitë e zhvillimit në shkallë më të gjera dhe i aplikojmë ato në shkallë më të vogla në mënyrë që të krijojmë një model të përzier edukimi që të ri-krijojmë dhe ri-imagjinojmë atë që bëjmë në klasa. Tani, klasat tona mund të kenë avantazhe nga ndryshimi. Keshtu, ja ku është një klasë në këtë institut të vogël me tre shkronja në Amerikën Verilindore, i quajtur MIT. Dhe kjo ishte një klasë para 50 ose 60 vjetësh, dhe kjo është një klasë sot. Çfarë ka ndryshuar? Karriget janë me ngjyra. O la-la. Në të vërtetë, edukimi nuk ka ndryshuar në 500 vitet e fundit. Shpikja më e madhe e fundit në fushën e edukimit ishte printeri dhe tekstet shkollore. Gjithçka tjetër ka ndryshuar rreth nesh. Ju e dini, duke filluar nga kujdesi shëndetësor deri te transporti gjithçka është ndryshe,
por edukimi nuk ka ndryshuar. Ai ka qënë një problem i vërtetë përsa i përket mundësive. Pra ajo që shihni këtu nuk është një koncert roku. Dhe personi që shihni në fund të sallës nuk është Madona. Kjo është një klasë në Universitetin Obafemi Awolowo në Nigeri. Atëherë, ne të gjithë kemi dëgjuar për edukimin në distancë, por nxënësit në fund fare, rreth 61 metra larg profesorit, mendoj se po kalojnë një eksperiencë të edukimit në distancë. Pra, unë sinqerisht besoj se ne mund ta transformojmë edukimin, si në cilësi, shkallë dhe mundësi, nëpërmjet teknologjisë. Për shembull, në edX ne po përpiqemi të trasnformojmë arsimin me anë të teknolgjisë online. Arsimi është ngurtësuar në këto 500 vjet, ne nuk mund të mendojmë për riprojektimin e tij, apo për drejtimin e kontrolluar në detaje. Ne duhet ta ri-perceptojmë në tërësi. Është njësoj sikur të kalojmë nga karrocat tek aeroplanët. Madje edhe infrastruktura duhet të ndryshojë. Gjithçka duhet të ndryshojë. Ne duhet të kalojmë nga leksionet e dërrasës së zezë tek ushtrimet online, videot online. Ne duhet ecim drejt laboratorëve interaktivë virtualë. dhe të përdorim dinamikën e lojrave në mësimdhënie. Duhet të kalojmë tërësisht në sistemin e vlerësimit online dhe të bashkëveprimit dhe hapësirave të diskutimit reciprok. Gjithçka ka nevojë të ndryshojë. Kështu që, në edX dhe organizata te tjera, ne po aplikojmë këto teknologji të edukimit nëpërmjet MOOC-it ,
që të rrisim mundësitë e arsimimit. Dhe ju keni degjuar për këtë shembull, kur ne filluam kursin tonë të parë — dhe ky ishte një kurs i MIT- një kurs për qarqet elektrike dhe elektronikën– rreth një vit e gjysmë më parë, 155,000 studentë nga 162 shtete u regjistruan në këtë kurs. Ne nuk kishim ndonjë buxhet të caktuar për këtë kurs. Pra, 155.000 është një numër i madh. Ky numër është më i madh se numri total i studentëve të diplomuar në MIT në 150 vjet të ekzistencës së tij. 7,200 studentë kaluan kursin, dhe ky ishte një kurs i vështirë. 7,200 është gjithashtu një numër i madh. Nëse do të jepja mësim në MIT dy semestra çdo vit, do të më duhej të jepja mësim për 40 vjet para se t'u jepja mësim kaq shumë studentëve. Këto shifra të mëdha janë vetëm një pjesë e historisë. Pra sot, unë dua të diksutoj një tjetër aspekt, anën tjetër të MOOC-it, të parë nga një tjetër perspektivë. Ne marrim atë që zhvillojmë
dhe mësojmë në një shkallë më të gjerë dhe e aplikojmë në një shkallë më të vogël nëpër klasa, për të krijuar
një model të përzier të të mësuarit. Por para se të kaloj te kjo, më lejoni t'ju tregoj një histori. Kur vajza ime mbushi 13 vjeçe, u bë adoleshente, ajo ndaloi së foluri anglisht, dhe filloi të fliste këtë gjuhë të re. Unë e quaj "adoleshentshe" Është një gjuhë dixhitale. Përbëhet nga dy tinguj: një i zëshëm dhe një i pazëshëm. " E dashur, hajde të hamë darkë." "Hmm." " Më dëgjove?" Heshtje. (Të qeshura) " Më dëgjon?" "Hmm." Kësht që, ne kishim një problem të madh me komunikimin, dhe e thënë thjesht fare, nuk po komunikonim, derisa një ditë kisha këtë ide të shkëlqyer. I dërgova një mesazh. (Të qeshura) Dhe mora përgjigje të menjëhershme. Thashë me vete, jo, duhet të ketë ndodhur gabimisht. Ajo ka menduar, ndoshta, se po e telefononte ndonjë shok apo shoqe. Kështu që i dërgova sërish mesazh. Bum, përsëri përgjigje. Thashë, kjo është fantastike. Kështu pra, që atëherë jeta jonë ka ndryshuar. Unë i dërgoj mesazh dhe ajo përgjigjet. Kjo ishte absolutisht e mrekullueshme. (Duartokitje) Pra, gjenerata e mijëvjeçarit tonë, është krijuar ndryshe. Tashmë, unë jam në moshë, dhe pamja ime mund ta fshehë një gjë të tillë, por nuk jam i gjeneratës së mijëvjeçarit. Por fëmijët tanë janë shumë ndryshe. Gjenerata e mijëvjeçarit është e mësuar me teknologjinë online. Atëherë, përse luftojmë në klasë? Le të mos luftojmë më. Le ta pranojmë atë. Në fakt, unë besoj– dhe unë kam dy gishta të trashë, se nuk mund të shkruaj shumë mirë në tastierë– por jam i gatshëm të vë bast se me zhvillimin, fëmijët tanë dhe nipërit e mbesat e tyre do të kenë gishta me të vërtetë, të hollë, që të shkruajnë mesazhe më mirë, se zhvillimi do t'i rregullojë këto probleme. Por , çfarë ndodh nëse e përqafojmë teknologjinë, përqafojmë gjeneratën e mijëvjeçarit preferencat natyrore, dhe mendojmë të krijojmë
këto teknologji online, dhe ti fusim ato në jetët tona. Pra, ja se çfarë mund të bëjmë. Në vend që ti drejtojmë fëmijët tanë në një klasë, dhe t'i mbledhim ata atje në orën 8 të mëngjesit — gjithmonë e kam urryer të isha atje në orën 8 në mëngjes, pra, pse i detyrojmë fëmijët tanë të veprojnë kështu? Kështu, në vend të kësaj i lini të shikojnë video dhe të bëjnë ushtrime ndërvepruese ne rehatinë e dhomave të konviktit, në dhomën e tyre të gjumit, në dhomën e ngrënies, në banjo, kudo që ata janë më krijues. Pastaj ata vijnë në klasë për një ndërveprim më personal. Ata mund të diskutojnë me njëri tjetrin. Ata mund të zgjidhin probleme bashkë. Ata mund të punojnë me profesorin dhe të marrin prej tij përgjigjet e pyetjeve të tyre. Në fakt, me edX, ndërsa ne
po jepnim leksione në kursin e parë mbi qarqet dhe elektronikën në mbarë botën, kjo ishte diçka e panjohur për ne. Dy mësues te shkollës së mesme Sant High School në Mongoli kishin ndryshuar rrjedhën e mësimit të tyre, dhe po përdornin video-leksionet tona dhe ushtrimet ndëraktive, ku nxënës të shkollës së mesme, 15 vjeçarë, keni parasysh, do të shkonin dhe të bënin këto gjëra në shtëpitë e tyre dhe do të vinin në klasë, dhe siç e shihni nga ky imazh këtu, ata do të bashkëvepronin me njëri tjetrin dhe do të bënin disa punë laboratorike. Dhe mënyra e vetme që e zbuluam këtë ishte kur ata shkruan në një blog të cilin e hasëm krejt rastësisht. Ne po zhvillonim gjithashtu edhe modele të tjera pilote. Kështu, zhvilluam një eksperiment pilot të kurseve të përziera, në bashkëpunim me Universitetin shtetëror San Jose në Kaliforni përsëri, kurse mbi qarqet dhe elektronikën. Do ta dëgjoni shpesh këtë. Ky kurs është bërë si epruveta eksperimentale e mësimnxënies. Pra atje, përsëri studentët dhe profesorët do ta ndryshonin mësimdhënien, duke e përzier me atë online dhe në klasë, dhe rezultatet ishin marramendëse. Mos i merrni këto rezultate akoma të mirëqëna. Vetëm prisni edhe pak më shumë ndërsa ne
eksperimentojmë me këtë pak më shumë, por rezultatet e para janë me të vërtetë të pabesueshme. Kështu, tradicionalisht, semestër pas semestri, në këto vitet e fundit, ky kurs, dhe e theksoj, një kurs i vështirë, kishte një shkallë rënieje rreth 40 deri në 41 përqind çdo semestër. Me këtë klasë të përzier në fund të vitit të kaluar, shkalla e dështimit ra me nëntë për qind. Pra rezulatet mund të jenë jashtëzakonisht të mira. Tani, para se të hyjmë pak më thellë, do të doja t'i kushtoj pak kohë diskutimit të disa ideve kyçe. Cilat janë disa prej ideve kyçe që ndihmojnë në funksionimin e kësaj gjëje? Një ide është mësimi aktiv. Në këtë pikë, ideja është që në vend që të kesh studentë të cilët vijnë në klasë për të parë leksionet, ne i zëvendësojmë me ato që i quajmë mësime. Mësime ne quajmë faqet e bardha të videove dhe ushtrimeve ndëraktive. Kështu, një student mund të shikojë një video pesë ose shatë minuta e cila ndiqet nga një ushtrim ndëraktiv. Mendojeni këtë si Sokratizimi
më i fundit i edukimit. Ju jepni mësim duke bërë pyetje. Dhe kjo është një formë e mësimnxënies e quajtur mësimnxënie aktive, e cila është promovuar fillimisht në një artikull, në 1972, nga Craik dhe Lockhart, ku ata thanë dhe zbuluan se mësimnxënia dhe memoria janë të lidhura fort me thellësinë e proçeseve mendore. Nxënësit mësojnë më mirë kur bashkëveprojnë me materialin. Ideja e dytë është autodidakte. Kur shkova në sallën e një leksioni, dhe nëse do të ishit si unë, nga minuta e pestë nuk do e kapja dot më profesorin. Unë nuk isha aq i mençur, dhe do të
ngatërrohesha, do mbaja shënime, dhe pastaj do ta humbja fare fillin e leksionit
për gjithë orën e mbetur. Në vend të kësaj, a nuk do të ishte më mirë me teknologjitë online, që ne ofrojmë dhe me videot dhe
përfshirjet ndëraktive të studentëve? Ata mund të shtypin butonin e ndalimit. Ata mund ta ridëgjojnë profesorin. Madje, ata mund t'ia heqin zërin profesorit. Pra kjo mënyrë autodidakte mund të jetë shumë e dobishme për mësimxënien. Ideja e tretë që ne kemi është kthimi i menjëhershëm i informacionit. Me kthimin e menjëhershëm të informacionit, kompjuteri vendos notë për ushtrimet. Dua të them, si mund t'u japësh ndryshe mësim 150.000 studentëve? Kompjuteri juaj vlerëson të gjitha ushtrimet. Ne të gjithë kemi dorëzuar detyrat e shtëpisë, dhe i kemi marrë notat pas dy javësh, kur i kishim harruar fare. Mendoj se kam akoma
disa detyra pa marrë që nga koha kur isha student. Disa prej tyre nuk vlerësohen ndonjëherë. Pra, me kthimin e menjëhershëm të informacionit, studentët mund të përpiqen të zgjidhin pyetjet. nëse janë të gabuar, atëherë marrin informacion të menjëhershëm.. Ata mund të ta provojnë sërish dhe sërish, dhe kjo i përfshin akoma më shumë. Ata marrin fidbek të menjëhershëm dhe kjo shenja e vogël e gjelbër qe shihni këtu po kthehet në një simbol kult në edX. Nxënësit na thonë se shkojnë në shtrat në darkë duke ëndërruar shenjën e gjelbër. Në fakt, një nga nxënësit tanë i regjistruar në kursin e qarqeve në fillimin e vitit të shkuar, u regjistrua më vonë dhe në një kurs për programet nga Berkeley në fund të atij viti, dhe ja se çfarë tha ai në hapësirën e diskutimeve kur e filloi atë kurs per shenjën e gjelbër: Oh zot, Më ke munguar. Kur ishte hera e fundit që ke parë studentët të postojnë komente të tilla mbi detyrat e tyre? Kolegu im Ed Bertschinger, i cili drejton departamentin e fizikës në MIT, shprehet kështu mbi kthimin e menjëhershëm të informacionit: Ai tregoi se kthimi i menjëhershëm i informacionit i shndërron momentet e mësimdhënies në rezultate të mësimnxënies. Ideja tjetër e madhe është implementimi i lojrave në mësimdhënie. E dini se, të gjithë nxënësit angazhohen shumë mirë me videot bashkëvepruese e të tjera si këto. E dini, që ata do të uleshin dhe do të gjuanin anijet kozmike gjithë ditën derisa ti qëllonin. Prandaj ne aplikuam këto teknika të
implementimit të lojrave në mësimnxënie,
, dhe mund të ndërtojmë këta laboratorë online. Si jepni mësim krijimtarinë?
Si jepni mësim panifikimin? Ne mund ta realizojmë këtë nëpërmjet laboratorëve virtualë dhe të përdorim fuqinë kompjuterike për të ndërtuar këta laboratorë online. Pra, ashtu si tregon kjo video e shkurtër këtu, ju mund t'i përfshini studentët njësoj siç ata ndërtonin me lojën Legos. Pra këtu, nxënësit janë duke ndërtuar një qark po aq lehtë si me Lego-n. Dhe kjo mund të vlerësohet nga kompjuteri. E pesta është mësimxënia ndërvepruese. Në këtë pikë, ne përdorim diskutimet dhe forumet Si dhe bashkëveprimin në Facebook jo si një shpërqëndrim, por si një ndihmë në mësimnxënie. Me lejoni t'ju tregoj një histori. Kur ne realizuam kursin e qarqeve për 155,000 studentë, nuk munda të fle për tri netë derisa filloi kursi. U thashë kolegëve të mi, dakord, 24/7 do të rrimë zgjuar duke monitoruar forumin, duke iu përgjigjur pyetjeve. Ata i ishin përgjigjur pyetjeve për 100 studentë. Por si mund të bësh një gjë të tillë për 155.000? Kështu pra, një natë, po qëndroja aty, ishte ora 02:00 e natës, dhe mbaj mend që ishte një pyetje nga një student nga Pakistani, i cili më drejtoi një pyetje, dhe i thashë, dakord, më lejo të shkruaj përgjigjen, unë nuk shkruaj dhe aq shpejt, dhe fillova të shkruaj përgjigjen, dhe para se ta përfundoja, një tjetër student nga Egjipti
ndërhyri me një përgjigje, jo shumë e drejtë, dhe ndërsa jam duke rregulluar përgjigjen, dhe para se ta përfundoj atë, një tjetër student nga SHBA kishte ndërhyrë me një përgjigje tjetër. Pasandaj, u mbështeta në kolltuk, i magjepsur. Bum, bum, bum,bum, studentët po diskutonin dhe bashkëvepronin me njëri tjetrin, dhe nga ora 4 e mëngjesit të asaj nate, ngela i mahnitur dhe më erdhi kjo ide e ndritur, dhe nga ora 4 e mëngjesit, ata kishin zbuluar përgjigjen e saktë. Dhe gjithcka që mund të bëja ishte ta bekoja atë, "Përgjigje e mirë." Pra kjo është absolutisht e mrekullueshme, ku studentët mësojnë nga njëri tjetri, dhe na thonë se po mësojnë nga mësimdhënia. Kjo nuk është diçka e së ardhmes. Kjo po ndodh në ditët tona. Pra, ne jemi duke aplikuar këto modele pilote te përziera të mësimdhënies, në një numër universitetesh dhe,
shkollash të mesme në gjithë botën, nga Tsinghua në Kinë në Universitetin Kombëtar të Mongolisë në Mongoli në Berkeley në Kaliforni – në të gjithë botën. Dhe këto lloje të teknikash janë të dobishme, modelet e përziera mund të ndihmojnë me të vërtetë revolucionin e edukimit.. Kjo mund të zgjidhi gjithashtu probleme praktike të MOOC-it në aspektin e biznesit. Ne gjithashtu mund t'i liçensojmë këto kurse MOOC për universitetet e tjera, dhe aty qëndron një model të ardhurash për MOOC-in, ku universiteti që
licencon atë bashkë me profesorin mund të përdori këto kurse online si tekste shkollore të gjeneratës së ardhshme. Ata mund të përdorin sa të dëshirojnë dhe ajo bëhet një vegël në arsenalin e një mësuesi. Në fund, unë do të doja që të ëndërroni me mua për pak çaste. Do të dëshiroja që ne ta ri-imagjinonim edukimin. Ne duhet të zhvendosemi nga sallat e leksioneve në hapësirat virtuale. Ne duhet të zhvendosemi nga librat tek tabletët si Aakash ne Indi ose Raspberry Pi, që kushton 20 dollarë. Aakash kushton 40 dollarë. Duhet të zhvendosemi nga
ndërtesat me tulla dhe llaç në konviktet dixhitale. Por mendoj se në fund të ditës, kemi akoma nevojë për një auditor leksionesh në universitetet tona. Perndryshe, si do i themi nipërve e mbesave se gjyshërit tuaj jane ulur në këtë auditor në rreshta te ngushte si kalinjtë e misrit dhe e panë profesorin në fund të sallës që fliste për përmbajtjen e leksionit, por nuk kishim butonin që ta ridëgjonim? Faleminderit. (Duaroktije) Faleminderit. Faleminderit. (Duaroktije)

29 Comments

  1. Nisan Aziz said:

    Just respect sir! My old old lovely professor. <3

    June 26, 2019
    Reply
  2. Semut Api said:

    This is gold. I discover edx last year by accident looking for online certification program.

    June 26, 2019
    Reply
  3. Joseph webster said:

    https://info_3820.gr8.com/ 
    Sign up today to my mailing list: Free affiliate marketing webinar. Free software tools valued 47$ to help grow business traffic, lead and sale generation. Plus all the best online course offers from Tai Lopez and others

    June 26, 2019
    Reply
  4. deepdpes said:

    Incredible talk. Wow ideas about blended teaching. Thanks!

    June 26, 2019
    Reply
  5. gourav halder said:

    Greatest thought brings in greatest outcome. Education will be reshaped into a new dimension.

    June 26, 2019
    Reply
  6. Antientrop said:

    Yeah!

    June 26, 2019
    Reply
  7. lim sheng said:

    I text her she responds, it's absolutely great..!

    June 26, 2019
    Reply
  8. Gabriel Dupuis said:

    There is less pressure on MOOC courses for both people: The Student, and the Teacher. And because of that some of MOOC have exceptionnal quality, some even better than the traditional classes. Though MOOC certificates can't replace a degree.

    June 26, 2019
    Reply
  9. saurav jha said:

    we have NPTEL here in india as MOOC …. anyone around the the world can acess 1000 of cources prepared by top IIT"'s professors across india …

    June 26, 2019
    Reply
  10. Zappabain said:

    Happy to see I was not the only one who got lost in class because I coudln't take notes fast enough (plus I struggled trying to read the blackboard). In fact, even people with mental disorders can benefit enormously from this, studying feeling calm at home (Social anxiety disorder (SAD), Obsessive-Compulsive Disorder (OCD), …). I really hope more and more people will learn like this; I love pausing, rewinding, selecting x1.25 most of the time, … This is priceless. Thank you.

    June 26, 2019
    Reply
  11. ggg bbb said:

    the Edx and other platforms is the future of education.
    these make the learning more achievable for everyone in everywhere.

    June 26, 2019
    Reply
  12. Faisal Khan said:

    Wonderful speech. Thanks for sharing!

    June 26, 2019
    Reply
  13. Hey Rich Here said:

    Thank you Anant Sir & edx team! Thanks a lot!!

    June 26, 2019
    Reply
  14. Shubham Nayak said:

    I love this development that is taking place in education.. One day Mooc will replace educational institution ,as going to institution requires a lot of money. I know the one on one interaction is necessary and so we will definitely come out with solution for that till then enjoy the revolution

    June 26, 2019
    Reply
  15. Float Circuit said:

    60 college presidents disliked this video

    June 26, 2019
    Reply
  16. Float Circuit said:

    I found EdX recently, and it's one of the most interesting things ever. I'm super excited to try my hand at an Aritificial Intelligence micromasters certificate program. Thank you for making this possible!

    June 26, 2019
    Reply
  17. Osariemen Anne Omorogbe said:

    Technology has really advanced learning especially for those with short attention span. Big Ups Anant

    June 26, 2019
    Reply
  18. Илья Котов said:

    Аre Yоu searсhing gооd coursеs about Manаgement. Simрly Goоgle sеаrch аs "Zoe Talent Solutions"

    June 26, 2019
    Reply
  19. Kate Taylor said:

    I just need a rewind button ….

    June 26, 2019
    Reply
  20. Jordan Talbot said:

    People will look back on this video one day and realize history was made. Heading to edX now.

    June 26, 2019
    Reply
  21. smootskin said:

    It actually made me reevaluate the option to study online..

    June 26, 2019
    Reply
  22. Pratik Ahir said:

    mit ocw ROCKS!!

    June 26, 2019
    Reply
  23. Puji Triwijayanti said:

    I experienced myself interacting and discussing an issue with people from all over the world. And yess I got lots of feedback from this!!

    June 26, 2019
    Reply
  24. Sherlock said:

    whoopty doo! now you have to pay for that

    June 26, 2019
    Reply
  25. Sumanth Bhat said:

    How many of got jobs? In 6000 passed students from edx

    June 26, 2019
    Reply
  26. chris chris said:

    Please what is the name of that university of Nigeria

    June 26, 2019
    Reply
  27. Adji Krisbandono said:

    MOOC is truly revolutionizing education

    June 26, 2019
    Reply
  28. Maringanti krishna mohan said:

    I am sorry sir you cant afford to invent a new gas to breath in instead of oxygen.Learning has its own standardised fundamental model, where in eye contact of teacher ,nonverbal communication and silence in presence of a learned teacher have their own beauty.Your computers ,modern technology can never replace teachers .EXPERIENCING IS SOME THING ROBOTS CANT DO FOR YOU.please understand learning experience is some thing that demands a teacher.(Some scholars do have their own self as their teacher of course )

    June 26, 2019
    Reply
  29. Anant Sinha said:

    I'm almost a MicroMasters graduate on edX and I must say, there are few things I love more than the green tick.

    June 26, 2019
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *